|
Friday, October 8, 2010
Wednesday, October 6, 2010
Matematika
Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmen e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realen. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.
Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Për këtë arsye Eugène Wigner flet për « efikasitet të paarsyeshëm të matematikes në shkencat e natyrës ».
Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës.
Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët se ishin me idjotet ne lidhej me matematiken. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin, etj. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri, etj . Në fund të shekullit XIX David Hilbert i një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.
Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë. Por një analogji e përafërt me Hilbertin Clay Mathematical Institute, në fund të Stampa:Shek-, ofron një çmim prej një milion Dollar atij i cili jep një zgjidhje të pranueshme njërit prej shtatë problemeve të shekullit XX. Deri më sot zyrtarisht nuk është ndarë asnjë çmim. Problemi i vetëm i zgjidhur është hipoteza Poincaré të cilën e zgjodhi Grigori Perelman por ky i fundit e refuzoi atë. Gjashtë problemet tjera janë të hapura.[citim i duhur]
Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Ndërmjet matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.
Informatika
Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.
Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.
"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1].
Informatika është shkencë:
- e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
- e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
- e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.
Genta Ismaili
Gentiana "Genta" Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Ajo u bë i njohur në Kosovë dhe rajone të tjera me popullsi shqiptare folur, me këngën "Kthehu" (Come Back); pastaj ajo këndoi në një TV-show on RTK-së, transmetues kryesore të Kosovës.
Vetëm disa muaj pasi ajo ishte e lindur, ajo dhe prindërit e saj u zhvendos në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Në moshën e 19, ajo shkoi përsëri në Kosovë për të kënduar një këngë, të quajtur Dridhem. Këngë u bë një hit i menjëhershëm, i cili ka ndezur Gentiana karrierën e muzikës. Ajo së shpejti u zhvendos në Kosovë me qëllim të mbetura për të mirë, dhe ka marrë pjesë në disa konkurse muzikë, si në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo fitoi "Kënga Magjike" 2005 me këngën "S'dua tjetër", i përbërë nga Adrian Hila një kompozitor shqiptar. Ajo mori 292 pikë. Grupit pop "Aurora" ishte në vendin e dytë, dhe Teuta Selimi (një kompozitore,këngëtar) ishte në vendin e tretë me 269 pikë. Genta hit parë ishte "Kthehu". Videoklip u lirua në Amerikë dhe kur ajo erdhi në Kosovë, ajo ishte e njohur tashmë si një këngëtare e madhe. Gentiana vazhdoi karrierën e saj në Kosovë për tre vjet të tjera me të dashurin Milot e saj. Ajo ka pasur sukses të madh, ajo atëherë u kthye në Amerikë, disa herë për të parë prindërit e saj dhe u kthye në Kosovë me shumë këngë të mira.
Gentiana këndon kryesisht këngë komerciale pop, pop e ngjashme me të tjera të Ballkanit. Lëvizjet epshor skenë me rroba të vështirë janë një pjesë të imazhit të saj. Konkurrentët e saj më të afërt janë të Adelina Ismajli, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi. Ajo është e njohur për vallet e saj energjetik, dhe pop mbetet në mendje, dhe ritme hip-hop.
Ajo kohët e fundit filloi të kënduarit në gjuhën angleze, duke regjistruar këngë që do të dalë në albumin e saj të ardhshëm 2008, e saj të parë të gjitha-album në anglisht. Shumë nga këto këngë janë zbuluar mbi internet para lëshimit të albumit. Shumica e këngëve në album janë shkruar nga Kara DioGuardi, një kompozitor i njohur amerikan i cili ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë të famshëm të famshme, të tilla si Britney Spears dhe Kelly Clarkson. Në intervistat e saj, Genta thotë se ajo dëshiron të jetë një këngëtar i famshëm, dhe në Amerikë ajo është duke punuar me kompozitorët më të njohur.
Genta se fundi ka realizuar dy kenge `bombarder`dhe `game over`,ku kjo e fundit i eshte bere diss nje kengetarje tjeter DAFINA ZEQIRIT. Albumet
Mos më shiko ("Don't look at me") (2004)
Më e forta jam unë ("I am the strongest") (2005)
Posesiv ("Possessive") (2006)
Zero zero (2008)
Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga një nga dinastitë që dalin nga Dera e madhe Frashëri, ajo e Dakollarëve ose e Dulellarëve. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869).
Me vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.
Subscribe to:
Posts (Atom)